Fakte mbi Depresionin
Depresioni është një sëmundje serioze që karakterizohet nga një ndjenjë trishtimi i vazhdueshëm.
Simptomat e Depresionit trajtohen me sukses me barna psikoterapi ose me te dyja bashke
Lehtesimi i simptomave rrit funksionimin dhe permison dukshem cilesine e jetes
Nje ambient i ngrohte social dhe familjar eshte element shume i rendesishem ne ecurine e mire te Depresioneve
Keshillimi sa me heret me specialistet eshte pika kyce e trajtimit te depresionit
Disa individë përjetojnë vetëm një episod të vetëm të depresionit, ndërsa disa të tjerë mund të kalojnë disa episode me rikthime të shpeshta të simptomave.
Afro 50% e individëve me depresion klinik tipik nuk marrin mjekim për sëmundjen e tyre.
Mbi 25% e njerëzve gabimisht besojnë se depresioni është një shenjë e dobësie se sa një sëmundje e mirëfilltë.
Femrat kanë një tendencë më të shprehur se meshkuj për tu prekur nga depresioni.
Barnat antidepresive shkurtojnë kohëzgjatjen e episode depresive.
Kur nuk funksionojnë barnat alternative e vetmja alternative e sigurtë është Terapia elektrokonvulsive ECT.
Në Shqipëri nuk ka statistika të sakta për depresionet, por ka statistika për dëmtimet e qëllimshme të vetvetës.
Vetëm në vitin 2007, në Shqipëri janë regjistruar 216 vetëvrasje , por është fakt se shumë vetëvrasje mbeten dhe të pa regjistruara si brënda vendit dhe emigrantët që jetojnë jashtë Shqipërisë. Nga statistikat e OBSH ( Organizatës Botërore të shëndetësisë) rreth 15% e njerëzve të me depresion kane tendence te kryejne suicid ( vetëvrasje).
Vihet re një tendencë në rritje e suicidit të moshave të reja ne te gjithe boten
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, niveli i vetvrasjeve në Shqipëri për periudhën 1987 deri 2003 shifra e suicideve ka arritur në në 4.3 raste në 100.000 banorë
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur datën 10 Shtator , si ditën e sensibilizimit kundër suicidit, nisur nga shifrat alarmante të rritjes së suicidit në të gjitha vendet, çdo 40 sekonda sipas statistikave të OBSH një person i jep fund jetës me vetëvrasje një suicid në botë.


